Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City me ofertë për Kanen

Manchester City nuk do të ofrojë më shumë se 100 milionë euro për Harry Kane.

Mediat angleze kanë raportuar se kampioni në fuqi nuk dëshiron të shpenzojë shifra të mëdha për të sjellë përforcime.

Drejtuesi e klubit të Cityt kanë shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit por nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë se 100 milionë euro.

Londinezët për ta liruar Kane po kërkojnë mbi 130 milionë euro.

Për Kane interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Sulmuesi 27-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.