Manchester City do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Liveproolit.
Sipas “Daily Mail”, trajneri Pep Guardiola nuk do të mund të llogaritë në dyshen Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker.
Të dy lojtarët u lënduan në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit dhe nuk kanë arritur të rikuperohen.
Në dyshim mbetet edhe paraqitja e Phil Fodenit.
Gjysmëfinalja Manchester City – Liverpool luhet të shtunën në “Wembley” nga ora 16:30.