Manchester City ka fituar trofeun e parë për këtë edicion “Carabao Cup”, duke e mposhtur në finale skuadrën e Arsenalit.
Ekipi i Pep Guardiolës fitoi këtë finale me rezultat bindës, 0-3, transmeton Koha.net.
Aguero realizoi golin e parë në minutën e 18, pas asistimit nga portiere Claudio Bravo.
Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë, përmes Kompanys e Silvas.
Për Arsenalin në këtë takim u paraqitën edhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, por nuk arritën ta ndihmojnë skuadrën për ta fituar këtë trofe.