Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erlind Haaland, ka njoftuar të hënën “Daily Mail”. Bëhet e ditur se City po e përgatit ofertën për ta transferuar Haalandin në fund të këtij edicioni.
Haaland te City shihet si zëvendësim për Sergio Agueron, i cili pritet të largohet nga ekipi anglez verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer këtë vit te skuadra e Dortmundit, kurse këtë edicion ka shënuar 17 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i Haalandit vlerësohet rreth 100 milionë euro, kurse 20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm