Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për De La Cruzin

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka shprehur interesim për mesfushorin e River Plates, uruguaianin Nicolas de la Cruz, ka njoftuar të premten “The Sun”.

City është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, e sheh De la Cruzin përforcim të duhur për repartin e mesfushës. De La Cruz këtë edicion është ndër mesfushorët më të vlerësuar në kampionatin e Argjentinës.

Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime në nëntë ndeshje të luajtura.

De la Cruz ka kontratë me River Platen deri në vitin 2021, kurse pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2017, kur u transferua nga Liverpooli i Uruguait për 2.6 milionë euro.