Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Allanin

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për mesfushorin e Napolit, brazilianin Allan shkruan "Calciomercato" të mërkurën.

Mësohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola pëlqen lojën e Allanit dhe për transferimin e tij gjatë janarit është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.

Allan 27-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka 16 ndeshje në të gjitha garat dhe dy asistime.

Ai në Evropë, karrierë ka bërë edhe te Udinese e Granada.