Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City insiston në transferimin e talentit të PSG-së, Michut

Manchester City është duke u interesuar për transferimin e talentit të Paris Saint-Germainit, Edouard Michut, shkruan “Sky Sports”.

Michut 17-vjeçar ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2021. Por, City planifikon ta transferojë atë këtë verë. Michut ka impresionuar me paraqitjet për U-19 e Parisit, ndërsa për të po interesohen edhe klubi nga Italia e Spanja.