Kampioni i Anglisë, Manchester City ka mposhtur kampionin e Gjermanisë, Bayern Munichun në miqësoren e luajtura në Japoni.
Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në stadiumin olimpik të Tokios, City triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.
Mesfushori James McAtee e kaloi Cityn në epërsi në minutën dhe me rezultatin 1:0 në favor të ekipit anglez përfundoi pjesa e parë.
Bavarezët barazuan rezultatin në minutën e 81-të nëpërmjet sulmuesit Mathys Tel, por City e siguroi fitoren pesë minuta më vonë, falë golit të mbrojtësit Aymeric Laporte.
Te skuadra e Bayernit prej minutës së 82-të, u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimoviq.