Kampioni në fuqi, Manchester City ka fituar bindshëm derbin ndaj rivalit lokal Manchester Unitedit.
Ndeshja e luajtur në “Etihad” në kuadër të xhiros së 28-të, përfundoi me rezultatin 4:1 në të mirë të “Qytetarëve”.
Mesfushori belg Kevin De Bruyne ka shënuar të dy golat për Cityn në pjesën e parë.
Fillimisht, ai e kaloi Cityn në epërsi në minutën e pestë, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 28-të. Për Unitedin, ka shënuar Jadon Sancho në minutën e 22-të pas asistimit të Paul Pogbas.
Riyad Mahrez e vulosi rezultatin me dy golat e shënuar në pjesën e dytë.
Ai shënoi në minutën e 68-të dhe të 90-të për rezultatin 4:1.
Te “Djajtë e Kuq” në këtë ndeshje mungoi ylli Cristiano Ronaldo.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City forcohet në krye të tabelës me 69 pikë të mbledhura, 22 më shumë se Unitedi që renditet në pozitën e pestë.