Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City e siguron Merinon

Mikel Merino, sport

Mesfushori Mikel Merino pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Cityt për edicionin e ri, ka shkruar “Goal” të hënën. Bëhet e ditur se City në parim ka arritur marrëveshje me Merinon dhe është në fazën finale të negociatave me Real Sociedadin.

Klubi spanjoll po kërkon 50 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, shumë kjo që pritet të paguhet nga kampioni në fuqi i Anglisë. Merino është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Spanjë dhe me Sociedadin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai ka katër gola e po aq asistime në 36 ndeshje për Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018. Merino karrierë ka bërë edhe te Newcastle Unitedi, Borussia Dortmundi e Osasuna. Ai ka edhe 11 paraqitje me Spanjën.