Manchester Cityt është në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Kampioni i Anglisë, tani ka rikthyer vëmendjen te mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, transmeton KTV.
Ky i fundit mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”, në rast të transferimit te De Ligtit, në Torino.
“Qytetarët” synojnë të përfitojnë nga kjo situatë për ta transferuar italianin.
32-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.