Manchester City do të rikthehet me ofertë të re për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez në afatin kalimtar të janarit.
Por, sipas The Sun oferta e Cityt për kilianin do të jetë vetëm 20 milionë funta (afër 22 milionë euro), pasi kontrata e tij i skadon në vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.
City tentoi ta transferojë Sanchezin edhe në afatin kalimtar të verës, por Arsenali nuk e shiti në këtë afat kalimtar.