Sport

City do ta bëjë Haalandin më të paguarin në Premier League

Sulmuesi Erling Haaland mund të bëhet lojtari më i paguar në Premier League, nëse vendos t’i bashkohet Manchester Cityt në afatin kalimtar të verës. Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se City i ka bërë një ofertë joshëse norvegjezit që ka paralajmëruar largimin nga Borussia Dortmundit.

Mësohet se City i ka ofruar pagë javore prej 595 mijë eurosh vetëm për ta pranuar transferimin në “Eithad Stadium”.

Me këtë pagë, Haaland do të bëhej dukshëm lojtari më i paguar në kampionatin anglez duke lënë pas vetes edhe Cristiano Ronaldon e Kevin De Bruynen, që aktualisht marrin 450 mijë euro në javë. Haaland 21-vjeçar këtë sezon ka realizuar 23 gola në 21 paraqitje me Dortmundin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.