Manchester City ka shënuar fitore të thellë sot ndaj Swanseas.
Skuadra e Pep Guardiolës takimin e sotëm e fitoi me rezultat prej 5 me 0, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi David Silva në minutën e 12 pas asistimit nga Sterling, i cili shënoi për epërsinë e dytë të Cityt në minutën e 16.
Tre golat e tjerë i shënuan, De Bruyne, Bernardo Silva e Gabriel Jesus.
Në krye të tabelës City ka 90 pikë. Kurse Swansea në vendin e 17 ka 33 pikë.
Artikuj të ngjashëm