Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çikalleshi shënon tjetër gol në Arabinë Saudite

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi, po vazhdon me efikasitet në Arabinë Saudite. Çikalleshiu të martën shënoi gol në fitoren 2:1 të Al Khaleejit ndaj Al-Ettifaq. Ndeshja i ka takuar xhiros së 25-të të elitës së Arabisë Saudite.

Çikalleshi shënoi nga penalltia në minutën e 34-t. 32-vjeçari ka tetë gola e një asistim në 23 paraqitje këtë edicion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Al Khaleej fitoi pikë shumë të rëndësishme në garën për ekzistencë. Është larguar nga zona që dërgon në kategorinë e dytë. I ka 23 pikë në pozitën e 14-të.