Lojtarët e kombëtares shqiptare nuk po kalojnë një periudhë të mirë në këtë fund viti.
Pas Mërgim Mavraj i cili po gjen vështirësi në Greqi me skuadrën e “Arisit”, edhe Sokol Cikalleshi me shumë gjasa do të largohet nga klubi i tij në muajin janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas medias turke “Fanatik”, klubi i Goztepes do të largojë sulmuesin kavajas bashkë me shokun e tij të skuadrës, Gufran pasi sipas trajnerit, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përmbushë pritjet për të qenë pjesë e klubit.
Karriera e Sokol Cikalleshit nuk ka pasur ritme pozitive vitet e fundit. Pasi ka humbur vendin e tij në kombëtaren që drejtohet nga Kristian Panuçi, ai duhet të gjejë dhe një skuadër para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.