Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cikalleshi ndërron klub në Turqi

Sokol Cikalleshi do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës turke, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Goztepe që interesohej për shërbimet e tij.

Nuk bëhen të ditura shifrat e këtij transferimi dhe kontrata që do të nënshkruajë Cikalleshi me Goztepen por e rëndësishme është që lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e një klubi që luan në elitën e futbollit turk dhe që sezonin e fundit u rendit në vendin e gjashtët të tabelës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cikalleshi largohet kështu nga Osmanlispor pas një sezoni në të cilin zhvilloi në total 14 ndeshje duke realizuar dhe katër gola në të gjitha garat.

Goztepe do të jetë skuadra e katërt e 28-vjeçarit në Superligën turke, pas Istanbul Basaksehir, Akhisar dhe Osmanlispor.