Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cikalleshi: Gjërat duhet të ndryshojnë, jam gati të tërhiqem nëse është e nevojshme

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka qenë shumë i prerë në fjalët e tij pas barazimit zhgënjyes të Shqipërisë ndaj Islandës.

Ai ka kërkuar ndryshime në ekipin kombëtar, duke thënë se është i gatshëm të tërhiqet nga kombëtarja kuqezi nëse është e nevojshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo të mirë. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishim. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e kush. Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet, nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë marr përgjegjësitë e mia. Se çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren Vetëm një ndjesë e madhe për të gjithë ata tifozë e ata që na kanë parë me kombëtaren”, ka thënë Cikalleshi.

Shqipëria mbeti pa fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.