Qendërmbrojtësi danez, Andreas Christensen do të mbetet te skuadra e Chelseat edhe për disa vite tjera. Bëhet e ditur se Christensen tashmë ka arritur marrëveshje për kontratën e re, të cilën klubi londinez pritet ta bëjë zyrtare së shpejti.
Me kontratën e re, Christensen do të jetë pjesë e Chelseat deri në vitin 2025 pasi kontrata aktuale i skadonte në fund të këtij sezoni.
Christensen 25-vjeçar është njëri prej mbrojtësve kyç të trajnerit Thomas Tuchel, pasi deri më tani ka pesë paraqitje për londinezët në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm