Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa: Ramsey nuk është lojtar i zakonshëm

Federico Chiesa e ka përgëzuar bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Aaron Ramseyn, duke thënë se ai nuk është lojtar i zakonshëm.

Këto deklarata të Chiesas kanë ardhur një ditë para ndeshjes së Italisë kundër Uellsit në Kampionatin Evropian.

Ramsey rikthehet në Itali të dielën, me Uellsin që synon t’i befasojë “Azurrët” në “Stadio Olimpico” të Romës dhe ta kryesojnë Grupin A.

Italia fitoi 3:0 kundër Turqisë dhe Zvicrës, ndërsa ka 29 ndeshje pa humbje.

“Uellsi është ekip i fort dhe këmbëngulës. Sigurisht se do ta kemi vështirë. Kanë lojtarë të shkëlqyer si Gareth Bale. Ramsey? Ai nuk është lojtar i zakonshëm, ai është futbollist shumë inteligjent. Jam kënaqur duke e parë atë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve në vitin e shkuar”, theksoi Chiesa.