Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa i pasigurt për të ardhmen

Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa, nuk është i sigurt për të ardhmen e tij te Juventusi. “Tuttosport” ka raportuar të hënën se italiani është i zhgënjyer me rezultatet e klubit këtë sezon dhe gjasat janë të mëdha që të largohet gjatë verës.

Po ashtu, Chiesa nuk është i kënaqur as me sistemin e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili aspak nuk po i përshtatet për të treguar cilësitë e tij. 25-vjeçari tashmë ka shprehur pakënaqësitë e tij në klub dhe ia ka bërë me dije trajnerit se po ka telashe me sistemin e lojës 3-5-2.

Chiesa, po ashtu nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta rinovojë kontratën me Juventusin që i skadon në vitin 2025, duke alarmuar skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për të.

Ai këtë sezon ka dy gola e 4 asistime në 25 ndeshje të luajtura për Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.

Artikuj të ngjashëm