Qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini pritet të vazhdojë kontratën me Juventusin edhe për një stinor, shkruan “La Gazzetta dello Sport” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Të martën është njoftuar se portieri Gianluigi Buffon do të vazhdojë kontratën me Juventusin edhe për një vit. Ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Chiellini. Po ashtu kontratën me klubin torinez pritet ta vazhdojë edhe Leonardo Bonucci.
Chiellini ka marrë lëndim të ligamenteve të gjurit që kur mori lëndim të gjurit në ndeshjen e parë të stinorit.