Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelseat nuk do t’i pëlqente humbja nga Arsenali

Mesfushori i Chelseat, Willian, ka thënë se “Bluve” nuk u pëlqen të humbasin nga Arsenali, pak orë para se dy ekipet londineze të përballen në gjysmëfinalen e kupës.

Fituesi i takimit të sotëm do të përballet në finale me Manchester Cityn që të martën mbrëma mposhti Bristol Cityn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shpresojmë të bëjmë diçka speciale për të fituar”, ka thënë Willian për Evening Standard.

“Kemi lojtarë me kualitet që mund të bëjnë diçka ndryshe. Të gjithë duhet të jenë gati. Nuk janë vetëm fansat e Chelseat që nuk duan të humbasin nga Arsenali. Edhe ne, lojtarët e Chelseat, nuk na pëlqen të humbasim ndaj tyre. Do të hyjmë në fushë shumë fuqishëm”, ka thënë veç të tjerash anësori brazilian.