Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City – Chelsea, superderbi i fundjavës në Angli

Manchester City dhe Chelsea do të përballen mes vete në derbin e xhiros së 25-të të elitës së futbollit anglez.

City, që është në ndjekje të një tjetër titulli në elitën angleze, luan kundër Chelseat në “Emirates Stadium” të shtunën nga ora 18:30.

Chelsea është pa fitore në shtatë ndeshje të ligës dhe kupës ndaj Manchester Cityt.

Fitorja e fundit e “bluve” është 1:0 në vitin 2021, në finale të Ligës së Kampionëve.

Barazimi 4:4 në “Stamford Bridge” në muajin nëntor e përfundoi serinë e gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme të “qytetarëve” në të gjitha garat.

Edhe City – Chelsea, kryendeshja e fundjavës në Angli Futboll City – Chelsea, kryendeshja e fundjavës në Angli

City e kërkon fitoren e 12-të rresht në të gjitha garat dhe të shtatën në ligë.

Për më shumë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është pa disfatë në 22 ndeshje të ligës në shtëpi, ku ka marrë 18 fitore dhe ka barazuar katër herë.

City është në vendin e dytë me 52 pikë, dy më pak se lideri, Liverpooli, por e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Chelsea nga ana tjetër është në krizë të rezultateve, dhe zë pozitën e dhjetë me 34 pikë.

Liverpooli do ta hapë këtë fundjavë me duelin e së shtunës nga ora 13:30.

Luan në udhëtim te Brentfordi.

Arsenali ndërkohë nga ora 16:00 luan si mysafir i Burnleyt.

Arsenali i treti po ashtu ka pikë të njëjta me Cityn, 52, por “revolveristët” e kanë një ndeshje më shumë të luajtur.

Edhe Chelsea synon ta rrëzojë edhe Cityn nga froni Sport Chelsea synon ta rrëzojë edhe Cityn nga froni

Vendi i katërt në ligë Tottenhami e pret Wolverhamptonin nga ora 16:00.

Tottenhami ka 47 pikë.