Chelsea ka zyrtarizuar Noni Madueken nga PSV Eindhoveni.
Madueke është 20-vjeçar dhe luan në krah, ndërsa për një kohë të gjatë luajti në Holandë.
“Jam shumë i kënaqur me transferimin te një prej klubeve më të mira në botë, Chelsea. Të kthehem në Angli dhe të luajë në Premier League është ëndërr për mua dhe familjen time. Mezi pres të filloj. Jam i lumtur për të ardhmen time, vizionin e pronarëve. Shpresoj të fitojmë trofe”, është shprehur Madueke.
Në 51 ndeshje të ligës Eredivisie në Holandë, Madueke ka shënuar 11-të gola.
Më parë, Madueke ka qenë pjesë e Tottenhamit dhe Crystal Palaceit në nivelin e të rinjve, para se t’i bashkohej PSV-së me marrëveshje trevjeçare në vitin 2018.
Chelsea ka transferuar edhe pesë lojtarë tjerë këtë muaj.
Benoit Badiashile, Andrey Santos dhe David Datro Fofana janë transferuar përfundimisht, ndërsa Joao Felixi erdhi në klub si i huazuar.
Ditë më parë, Chelsea zyrtarizoi edhe transferimin e ukrainasit Mikhail Mudryk.
Madueke ka nënshkruar me Chelsean kontratë për shtatë vjet e gjysmë, me opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.