Tiemoue Bakayoko është lojtari më i ri i Chelseat, pasi sot ka kompletuar transferimin nga Monaco, ka konfirmuar klubi anglez.
Mesfushori 22 vjeçar ishte në një formë të shkëlqyer sezonin e kaluar te Monaco, që e ndihmoi ta fitojë titullin e Ligës, ndërsa arriti të shkojë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
Bakayoko ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionin anglez, derisa do ta bartë fanellën me numrin 14.
Artikuj të ngjashëm