Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla synon Bakayokon

Sevilla është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Tiemoue Bakayoko, shkruan “France Football”.

Klubi spanjoll po planifikon të bëjë ofertë për 25-vjeçarin, në rast se kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Bakayoko aktualisht është i huazuar te Monaco, por klubi francez nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin për ta transferuar mesfushorin për 42 milionë euro këtë verë.

Bakayoko i ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa e ka shënuar një gol dhe i ka asistuar dy të tjerë.