Chelsea ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier League, duke e mposhtur të dielën në udhëtim Sheffield Unitedin me rezultatin 2:1.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga londinezët të cilët shënuan një gol.
Mauson Mount shënoi në minutën e 43-të për të kaluar në epërsi ekipin e tij prej 1:0.
Në pjesën e dytë vendasit barazuan rezultatin në minutën e 54-të pas autogolit të shënuar nga Anotnio Rudiger. Vetëm katër minuta më vonë londinezët rikthyen epërsinë pasi nga pika e bardh i saktë u tregua Jorginho për 2:1.
Deri në fund “Blutë e Londërs” kishin edhe disa mundësi shënimi që nuk arritën t’i konkretizonin.
Me këtë fitore, Chelsea renditet në pozitën e 5-t në tabelë me 39 pikë ndërsa Sheffield Unitedi në të 20-n, me 11 sosh.