Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea vazhdon me fitore

Chelsea ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Fulhami duke e mposhtur me rezultatin 2:0.

Me këtë fitore londinezët mbajnë pozitën e katërt në renditje që në fund të edicionit siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Chelsea arriti të kalojë në epërsi në minutën e 10-të me anë të Kai Havartz që shënoi për 1:0.

Edhe në minutat në vazhdim dominuan mysafirët të cilët shpërdoruan disa mundësi shënimi me Timo Wernerin.

Me të filluar pjesa e dytë londinezët dyfishuan epërsinë sërish me Havertz në minutën e 49-të.

Chelsea rrezikoi edhe disa herë portën kundërshtare por nuk arriti të shënonte.

Artikuj të ngjashëm