Chelsea ka fituar garën për transferimin e talentit finlandez, 16-vjeçarit Jimi Tauriainen nga HJK Helsinki, njoftojnë mediumet angleze të martën.
Futbollisti i ri do t’i bashkohet akademisë së Chelseat më 1 korrik, pasi ka kaluar me sukses provat te klubi i madh anglez.
Për Tauriainenin ishin interesuar edhe Juventusi e Interi.
Ai është i biri i ish-reprezentuesit të Finlandës, Pasi Tauriainen. Vëllai i Jimit, Juliusi është pjesë i U-19 të Freiburgut.