Chelsea e ka transferuar mesfushorin e Benficas, argjentinasin Enzo Fernandez, për rekordin e 121 milionë eurove, që është rekord në futbollin Britanik.
Kjo marrëveshje e kalon atë të Jack Grealishit, që ishte transferuar te Manchester City për 117 milionë eurove në vitin 2021.
Fernandez, i cili iu bashkua Benficas për 15 milionë euro në muajin gusht, u emërua lojtari më i mirë i ri në Botërorin e Katarit, ku triumfoi me Argjentinën.
Në Botëror shënoi një gol në fazën grupore, atë kundër Meksikës. Ai ka nënshkruar kontratë për tetë vjet e gjysmë me klubin londinez. Sipas faqes “transfermarkt”, Chelsea në afatin kalimtar të janarit ka shpenzuar 329 milionë euro. Fernandez 22-vjeçar bëhet futbollisti i gjashtë më i shtrenjtë i të gjitha kohëve.