Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon t’i vazhdojë kontratat me Alonson dhe Azpilicuetan

Drejtuesit e klubit të Chelseat do të takohen me Marcos Alonson dhe Cesar Azpilicuetan në ditët në vijim për të diskutuar rreth kontratave të reja.

Kontrata e Alonsos me klubin londinez skadon në vitin 2023 sikurse e Azpilicuetas.

Londinezët thuhet se janë të gatshëm t’i nisin negociatat me lojtarët për vazhdimin e kontratave.

Alonso dhe Azpilicueta janë lidhur me një rikthim në kampionatin spanjoll.

Për Alonson interesim ka shprehur Atletico Madridi, derisa për Azpilicuetan Barcelona.