Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon Dembelen

Chelsea raportohet se ka hyrë në garë për yllin e Celticut, Moussa Dembele, këtë verë pasi dështoi të transferojë Romelu Lukaku.

Kampioni i Premier Ligës është në treg për një sulmues të ri pasi trajneri Antonio Conte i ka thënë yllit Diego Costa se nuk ka të ardhme në klub.

Lukaku ishte caku kryesor i klubit, por ai vendosi të kalojë te Manchester Unitedi duke shtyrë tani Chelsean të kthehet kah francezi që shënoi 32 gola për Celticun sezonin e shkuar.

20-vjeçari po kërkohet edhe nga Marseille e West Hami.

Artikuj të ngjashëm