Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea vazhdon bisedimet me Dembelen

Chelsea po vazhdon bisedimet me Ousmane Dembelen për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës, raportojnë mediume të ndryshme në Angli dhe Spanjë.

Dembele me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Siç raportohet, klubi spanjoll nuk do t’ia vazhdojë kontratën nëse francezi nuk heq dorë nga kërkesat e tij të larta.

Është Chelsea që pret të përfitojë nga mospajtimet që ka klubi me 24-vjeçarin.

Pjesë e Barcelonës, Dembele është që prej vitit 2017. Ai këtë edicion në 14 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë.