Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele pranë Atletico Madridit

Atletico Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Klubi spanjoll është duke tentuar që në afatin kalimtar të janarit të sjellë zëvendësuesin e Diego Costas, që do të largohet.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi madrilen ka nisur negociatat me Lyonin, për sulmuesin Moussa Dembele.

Atletico Madridi thuhet se është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për ta sjellë në Spanjë lojtarin.

Për Dembelen interesim ka shprehur edhe West Hami.

24-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023.