Skuadra e Atletico Madridit po synon transferimin e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele gjatë këtij muaji, ka raportuar “Foot Mercato” të mërkurën.
Mësohet se trajneri i Atleticos, Diego Simeone e pëlqen shumë sulmuesin francez dhe po kërkon transferimin e tij.
Tek Atletico, janë në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Diego Costas dhe Dembele shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit.
Ky klub është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili aktualisht është i lënduar.
Këtë edicion, Dembele ka një gol në 16 ndeshje për Lyonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.