Pas Manchester Cityt, në garë për mbrojtësin e majtë të Brightonit, Marc Cucurella, ka hyrë edhe Chelsea, raporton “Daily Mail” të hënën.
Bisedimet mes Cityt dhe Brightonit kanë ngecur dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoi Chelsea që ka pyetur për spanjollin.
Brighton kërkon 50 milionë funte për Cucurellan. 24-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2026.