Chelsea ende nuk ka hequr dorë nga sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos. Skuadra nga Londra kërkon të përforcohet në qendër të sulmit dhe Ramos shihet si përforcim ideal.
Portugezi 21-vjeçar ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me tetë asistime në 31 ndeshjet e të gjitha garat e sezonit aktual. Në garë për sulmuesin e përfaqësueses portugeze të futbollit kanë shprehur edhe Bayerni, Milani, Juventusi dhe Unitedi.
Ai me skuadrën e Benficas ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ramos për Portugalinë në pesë ndeshje ka shënuar katër gola.