Mesfushori defensiv, Romeo Lavia është përforcimi më i ri i Chelseat.
Skuadra londineze ka kompletuar transferimin e 19-vjeçarin, të cilin e ka prezantuar të premten.
Lavia i është bashkuar Chelseat nga Southamptoni, ekip që ka përfituar 68 milionë euro nga shitja e tij.
Me skuadrën e Chelseat, Lavia ka firmosur kontratë shtatëvjeçare. Belgu në prezantimin e tij, ka thënë se është shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdoj te një ekip i madh si Chelsea.
Verën e shkuar, Lavia iu bashkua Southamptonit nga ekipi U21 i Manchester Cityt dhe impresionoi me paraqitjet e tij në edicionin e parë në Premier League.
Në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Southamptonin, Lavia pati edhe 1 gol e 1 asistim. Po ashtu, ai në muajin mars të vitit të shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen e Belgjikës.