Skuadra e Liverpoolit ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin defensiv, Romeo Lavia.
“Sky Sports” ka njoftuar të hënën se Liverpooli i ka ofruar Southamptonit hiç më pak se 60 milionë euro për 19-vjeçarin. Belgu do të largohet këtë verë nga Southamptoni, ekip që tashmë është larguar nga Premier League, dhe Liverpooli po insiston në transferimin e tij.
Lavia po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, ndërsa po kërkohet me ngulm edhe nga Arsenali, Chelsea e Manchester Unitedi. Ai iu bashkua Southamptonit verën e shkuar nga të rinjtë e Manchester Cityt dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Në 30 ndeshje të luajtura edicionin e shkuar, Lavia pati 1 gol dhe 1 asistim për ekipin anglez. Ai gjithashtu, këtë vit ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Belgjikës.