Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City siguron Lavian

Mesfushori defensiv Romeo Lavia sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Manchester Cityt për sezonin e ri, ka njoftuar “The Sun” të hënën.

Bëhet e ditur se City parimisht ka arritur marrëveshje me 20-vjeçarin dhe po negocion me Southamptonin për lirimin e tij.

Për kartonin e Lavias, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, City është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro.

Në 29 ndeshje të luajtura këtë sezon për Southamptonin, Lavia ka 1 gol e 1 asistim. Ai është pjesë e Southamptonit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga të rinjtë e Cityt dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Lavia po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që po e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm.