Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea po synon Gavin

Skuadra e Chelseat po synon transferimin e mesfushorit të ri të Barcelonës, Gavi. Mediumet britanike kanë raportuar të premten se skuadra londineze kah kthyer interesimin kah 17-vjeçari, i cili po konsiderohet si e ardhme e ndritur e futbollit.

Madje, Chelsea është gati të paguajë klauzolën aktuale të lirimit të tij prej 50 milionë eurosh, pasi Gavi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën që i skadon në vitin 2023. Mediumet spanjolle kanë raportuar ditë më parë se drejtuesit e Barçës do të përpiqen ta bindin Gavin të firmos kontratë të re afatgjate, në të cilën do të përfshijnë një klauzolë lirimi deri në 500 milionë euro. Gavi është produkt i akademisë “La Masia” dhe me ekipin e parë të Barcelonës ka debutuar këtë sezon.

Ai deri më tani, ka 14 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat dhe nëj asistim. Gjithashtu, Gavi në muajin e shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen A të Spanjës, për të cilën ka regjistruar katër paraqitje.

Artikuj të ngjashëm