Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ofron 50 milionë euro për Gavin

Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Barcelonas, Gavi. Madje, bëhet e ditur se londinezët i kanë bërë ofertë zyrtare ekipit spanjoll për 17-vjeçarin, shkruan “El Nacional”.

Për transferimin e tij në fund të sezonit, Chelsea ka ofruar 50 milionë euro dëmshpërblim. Gavi ka kontratë me Barcelonan deri në vitin 2023 dhe ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta vazhdojë atë përkundër që ekipi spanjoll i ka ofruar rinovimin.

Gavi vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të Barçës dhe deri më tani ka realizuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 29 ndeshje.