Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea, po e monitoron situatën e mesfushorit Casemiro te Real Madridi.
Mediumet spanjolle kanë shkruar të premten se te Reali nuk po e përjashtojnë mundësinë e shitjes së Casemiros në fund të këtij edicioni. Është trajneri Carlo Ancelotti që ka dhënë dritën e gjelbër nëse ka ndonjë ofertë për brazilianin. E Chelsea është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.
Casemiro këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te Reali dhe deri më tani ka 21 ndeshje e tre asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.