Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pa Jamesin edhe ndaj Arsenalit

Reece James

Kapiteni Reece James nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Chelsean në derbin e Londrës kundër skuadrës së Arsenalit, kanë njoftuar mediumet britanike të mërkurën. James nuk do të përfshihet në listë nga trajneri Mauricio Pochettino për këtë ndeshje shkaku i një lëndimi tjetër.

Ai është dëmtuar në stërvitje të mërkurën dhe mund të jetë i detyruar të pauzojë të paktën deri në fund të muajit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pritej të rikthehej në fushë ndaj Arsenalit pasi ishte rikuperuar nga lëndimi që e kishte pësuar në muajin gusht, por tani një problem tjetër ka ndalur mbrojtësin e krahut të djathtë.

James këtë edicion ka vetëm një paraqitje për Chelsean, ekip që zë vendin e 11-të në Premier League.

Dueli mes Chelseat dhe Arsenalit, zhvillohet të shtunën prej orës 18:30 dhe i takon xhiros së 9-të të kampionatit anglez.