Manchester Unitedi mund t’i humbasë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, raporton “Sport”.
Në garë për mesfushorin ka hyrë edhe skuadra e Chelseat. Madje londinezët kanë nisur negociatat me Barcelonën për transferimin e holandezit.
Chelsea thuhet se ka ofruar 60 milionë euro dhe shërbimet e dy lojtarëve Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonos për të transferuar De Jongun.
Kerët e klubit spanjoll thuhet se janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e “Bluve të Londrës”.