Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ofron 52 milionë euro për Iscon

Skuadra e Chelseat i ka bërë ofertë Real Madridit për mesfushorin Isco, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Chelsea i ka ofruar Realit 52 milionë euro dëmshpërblim për mesfushorin që tashmë ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Isco nuk është i kënaqur me hapësirën këtë edicion, kurse te Chelsea shihet si përforcim i duhur për mesfushën, transmeton Koha Ditore. 27-vjeçari këtë edicion ka 13 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin. Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2022.

Isco te Reali qe transferuar në vitin 2013 nga Malaga për 30 milionë euro, kurse ka edhe 38 paraqitje e 12 gola të shënuar me Spanjën.