Chelsea është duke insistuar të transferojë organizatorin spanjoll të Real Madridit, Isco, bëri të ditur “Goal.com” të mërkurën. Isco ka dalë si shënjestra kryesore e Chelseat dhe te klubi londinez po shpresojnë ta transferojnë në janar.
Chelsea dëshiron të aktivizojë Iscon para N’Golo Kantes, por duhet të paguajë afro 55 milionë euro për të siguruar transferimin e spanjollit, transmeton Koha Ditore. Isco ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje si titullar në La Liga këtë stinor.
Në përgjithësi ai ka luajtur në 16 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar një gol. Kontrata e Iscos me Realin skadon në verën e vitit 2022. Mesfushori është transferuar nga Malaga në verën e vitit 2013 për 30 milionë euro.
Me Spanjën, Isco ka luajtur 38 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Isco është duke u kërkuar edhe nga skuadra të tjera të mëdha.