Chelsea dëshiron që ende ta përforcojë fazën ofansive të skuadrës, dhe është vënë pas anësorit Të Interit, Antonio Candreva.
Premium Sport raporton se kampioni anglez është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për yllin e Interit, transmeton Koha.net.
Interi raportohet se do ta sakrifikojë Candrevan në mënyrë që të mbajë kroatin Ivan Perisiq.
Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, është një admirues i madh i Candrevas, me të cilin kishte punuar në kombëtaren e Italisë.