Antonio Conte mbetet optimist për transferimin e anësorit të Interit, Antonio Candreva, pasi ka marrë lejen e bordit të klubit anglez për blerjen e tij.
Menaxheri italian është i frustruar me mungesën e transferimeve gjatë kësaj vere, duke e lënë ekipin të pakompletuar për sezonin e ri.
Chelsea është lidhur me një numër lojtarësh gjatë javëve të kaluara, por asnjëri prej tyre nuk është cilësorë sa Candreva, i cili për një kohë të gjatë është synim i Contes.
Interi raportohet se është i gatshëm ta shesë anësorin për 25 milionë euro.
Përveç tij, Chelsea ka shprehur interesim për Alex Oxlade-Chamberlain dhe Alex Sandron.
Artikuj të ngjashëm